TIA, 19.6 mln euro detyrime ndaj shtetit

RTV KLAN 2018-07-02

Views 0

Koncesionari i Aeroportit të Tiranës ka 19.6 milion USD detyrime ndaj buxhetit të shtetit. Televizioni Klan ka mësuar se Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka kërkuar kompanisë që operon në Rinas, që të kthejë mbrapsht paratë e realizuara në vitet që ka menaxhuar hapësirën ajrore shqiptare dhe aeroportin e vetëm në vend, të cilat rezultojnë të jenë realizuar në vlerën 19.6 milionë dollarë më shumë se sa pozicioni ekonomik që i ka lejuar kontrata firmës koncesionare.

Me anë të këtyre parave koncesionari i Rinasit ose duhet të bënte investime, ose të rishikonte pozicionin ekonomik, por nuk ka bërë asnjërën prej tyre.

Burime konfidenciale për Televizionin Klan bëjnë me dije se investimet nuk janë realizuar, e si rrjedhojë e kësaj, koncesionari duhet t?i kthejë buxhetit shumën prej 20 milionë eurosh, të cilën nuk ia ka kthyer ende.

TIA reagoi duke thënë se ky lajm është i pavërtetë dhe se nuk ekziston asnjë detyrim i saj ndaj shtetit shqiptar apo Ministrisë së Financave për një fond të tillë. Sipas saj nuk ekziston asnjë pikë në kontratën e koncesionit që i referohet kësaj çështjeje dhe aq më tepër, që shteti shqiptar të ketë derdhur këtë shumë prej si kontribut në kapitalin fillestar të kompanisë.

Por dokumentet e siguruara nga Televizioni Klan vërtetojnë se në një letër drejtuar kompanisë ?Real Forest Private Limited? dhe drejtorit ekzekutiv të TIA-s Rolf Castro Vasquez , ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ai i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri, i kanë treguar pretendimet e palës shtetërore për kthimin e kapitalit ortak, e cila është kthyer me 6.7 herë dhe ndërsa shteti pretendon të marrë nga kompania 1.96 miliardë lekë.

Ky detyrim lind në bazë të 19.4 të kontratës, ku ?pozicioni ekonomik i koncesionit do të vlerësohet duke iu referuar totalit të të ardhurave dhe shpenzimeve të shoqërisë dhe normës së rikthimit të kapitalit ortak sipas skenarit bazë të parashikimeve të rëna dakord mes shoqërisë dhe huadhënësit dhe të njohur nga enti përkatës shtetëror në bazë të nënshkrimit të kësaj kontrate.?

Thënë ndryshe, sipas shtetit shqiptar, TIA duhet të derdhë në buxhetin e shtetit 1.96 miliardë lekë të cilat kanë arritur të sigurohen në kushte jot ë drejta ekonomike, dhe duke dalë jashtë parashikimeve të vetë koncesionarit, institucioneve që i është dhënë kredi të garantuara nga shteti.

Pavarësisht fitimeve të shumta që ka realizuar në vite kjo shoqëri, ku vetëm gjatë 2017-ës arriti një fitim neto 17.5 milion euro, për shkak të tarifave 2- deri në 3 herë më të larta se aeroportet e tjera të rajonit, firma nuk paguan as detyrimet ndaj buxhetit të shtetit.

Autoritetet shtetërore kanë kërkuar rishikimin ekonomik të kontratës nga një këshilltar financiar i pavarur, i cili do të bëjë analizën e drejtë të fitimeve të shoqërisë dhe nëse ka vendosur ndaj kompanive të fluturimit tarifa të drejta e në përputhje me çmimet e vend.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form