Debat ne Kuvend per godinen e Teatrit Kombetar

RTV KLAN 2018-07-02

Views 0

Futja me procedurë në mënyrë të përshpejtuar e projektligjit për Teatrin Kombëtar në axhendën e parlamentit riktheu debatin mes maxhorancës dhe opozitës.

Demokratët kërkuan heqjen e draftit nga rendi i ditës, teksa pritej ardhja në Komisionin e Ligjeve të ministres Mirela Kumbaro dhe nënkryetarit të bashkisë së Tiranës.

?Pse duhet të shënosh në CV tënde që ja bashkëpunëtor me Ramën në vjedhje. Gjurmët e krimit po i shkruani sot. Ju jeni kodi i vrasjes, bashkëpunëtorë në vrasje dhe na akuzoni për hajdutë".

Me ardhjen e ministres Kumbaro opozita shtoi akuzat kësaj radhë jo vetëm ndaj kryeministrit, por edhe firmës që pritet të ndërtojë godinën e re të Teatrit Kombëtar.

Në kujtesë të demokratëve ministrja e Kulturës si dhe Nën/Kryetari i Bashksië së Tiranës, Mazniku sollën investimet e kryera nga e njëjta kompani edhe në kohën kur pushteti lokal qeverisjes nga demokratët.

Tjetërsimi i pronës publike ishte një tjetër pikë që përplasi palët.

Pas më shumë se katër orë debatesh maxhoraca miratoi e vetme projektligjin që përcakton procedurën për rinegocimin dhe lidhjen e kontratës për projektin e ri të godinës së Teatrit Kombëtar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form