Ora News - Shqipëri-Mali i Zi mbledhin qeveritë në Shkodër

Ora News Lajme 2018-07-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi po zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës.

Si vend për këtë takim të përbashkët mes dy qeverive sipas burimeve është përzgjedhur që të jetë fototeka kombëtare ?Marubi?.

Garda, policia dhe FNSH kanë blinduar qytetin e Shkodrës.

Takimi dy palesh do të nisë me ekzekutimin e hymneve kombëtare në pedonalen "Kole Idromeno", më pas bëhet parakalimi në këmbe deri tek Muzeu Marubi ku do të mbahet edhe mbledhja.

Pas fjalimeve hapëse, takimi do të vijojë me dyer te mbyllura ku do të nenshkruhen marreveshjet respektive. Në përfundim dy kryeministrat, Rama dhe Markoviç do të kenë konferencën për shtyp. Ndersa ne oren 12.00 është forumi i biznesit Shqipëri - Mal i Zi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sot-mblidhen-qeverite-shqiptare-dhe-malazeze-blindohet-shkodra

Share This Video


Download

  
Report form