Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët me homologun malazes se Shqipëria ka pasur oferta për gardhe, por nuk është vendi i gardheve.
Bepin Kolvataj: Ka hapur jo pak debate deklarata e kreut të Departamentit për Mbikëqyrjen e Kufirit shtetëror në Mal të Zi, Vojsav Deagovic lidhur me mundësinë e ndërtimit të një gardhi në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi që lidhet me çështjen e fluksit të klandestinëve. Ka realisht diçka konkrete që është diskutuar me qeverinë e Malit të Zi, duke qenë se një ditë më parë ministri i jashtëm hungarez tha se do dhurohen 25 km gardh dhe ka patur jo pak diskutime, ndoshta dhe abuzime nga mediat. Ka diçka konkrete në këtë mes? Duke e vijimësuar këtë pyetje, z. Rama sa shqetësim është kalimi ilegal i kufirit jo vetëm nga shtetas të vendeve të treta por edhe tentativa që shpesh një pjesë janë goditur, një pjesë jo, por edhe trafikut të lëndëve narkotike ku kufiri i gjelbër me Malin e Zi është mjaft shqetësim, të paktën nëse flasim për territorin e qarkut të Shkodrës.
Rama: Edhe ne kemi pasur oferta për të marrë gardhe dhuratë, por jemi një popull emigrantësh, jemi një popull që ka një histori krenare të shpëtimit të hebrejve dhe i vetmi vend ku hebrejtë kanë qenë më shumë. Sot në Shqipëri strehohen 3 mijë refugjatë iranianë dhe mos harrojmë se në këtë vend të vogël janë mbi 500 mijë refugjatë lufte për shkak të spastrimit etnik të Milloshevisit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/emigrantet-rama-nuk-jemi-vendi-i-gardheve