http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej disa ditësh vija bregdetarë në Kune Vainit po përballet me një ndotje të madhe.
Pronaret e bizneseve thonë se si pasoj e këtij fenomeni që sipas tyre është krijuar nga dora e njeriut, pushuesit po largohen.
Edhe ata pak pushues që gjen në këtë bregdet ankohen për gjendjen e vijës bregdetare. Ata thonë se është e pamundur të qëndrosh dhe pushosh mes kësaj ndotje.
Ndonëse janë me dhjetëra institucione e agjensi që merren me zonën bregdetare dhe turizmin, ende nuk është bere asnjë ndërhyrje për pastrimin plazhit.