Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni për Politikën e Jashtme ka vijuar të martën seancën dëgjimore me kandidatët për Ambasadorë.
Ishin deputetët e Partisë Demokratike ata që kundërshtuan kandidaturën e Virgjil Kules në postin e Ambsadorit të jashtëzakonshëm në Mbretërinë e Sudisë, Republikën e Finlandës, Islandës dhe Mbretërine e Norvegjisë.
Sipas tyre emërime të tilla vijnë nga linjat e vjetra të diktaturës.
Gjosha: Ndoshta unë do kisha dashur të shikoja njerëz që kanë më shumë eksperiencë në diplomaci, diplomatë karriere duke qenë se kemi të bëjmë me disa vende që janë vende anëtare të BE.
Balliu: Mendoj se në Shqipëri ka plot njerëz të tjerë të cilët mund të na përfaqësojnë denjësisht, nuk kanë lidhje dhe nuk kanë qenë përfaqësues të niveleve të larta të diktaturës.
Ferhati: Kriteret janë të të përcaktuara qartësisht në ligj, nuk kemi pse aludojmë në mbledhje të tilla kush janë qëllimet dhe biografitë, falë Zotit koha e biografive ka mbaruar.
Duke shmangur akuzat, Kule tha se plotëson çdo kriter për tu emëruar në postin e Ambasadorit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debati-ambasadoret-deputetet-e-pd-kundershtojne-kandidaturen-e-virgjil-kules