Austria, pro zgjerimit të BE - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Në fillim të Presidencës austriake të BE-së, kancelari Sebastian Kurz prezantoi programin e tij politik përpara Parlamentit Europian.



Sfidat kryesore janë politika e azilit dhe sigurimi i kufijve të jashtëm të unionit.



Kurz përshëndeti vendimin për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe kërkoi që të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen sa më shpejt anëtare të BE-së. Ai shtoi se Austria ka qenë gjithmonë pro-evropiane dhe e përkrah projektin Europë.



Kryefjala e presidencës për gjashtë mujorin e ardhshëm është "Një Evropë që mbron, duke kuptuar kështu mbrojtjen e popullsisë prej refugjatëve dhe emigracionit ilegal.



Kancelari austriak u shpreh më tej se synon një mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm, sepse ata te brendshëm dëshiron t'i mbajë të hapur.



Ndërsa spektri i djathtë dhe ai konservator i Parlamentit Europian e inkurajojnë Sebastian Kurz duke bërë thirrje për një veprim edhe më të shpejtë dhe madje edhe masa më të rrepta sa i përket migracionit.



Ndërkohë që Liberalët, socialdemokratët dhe të Majtët e shohin të ardhmen e BE-së në rrezik.

Share This Video


Download

  
Report form