Elbasan, u braktisën nga fëmijët, burri i vuri flakën shtëpisë, çifti asfiksohet në banesë

Report TV 2018-07-04

Views 0

Dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në fshatin Gjegjan të Elbasanit mbrëmjen e së martës. Shyqyri Liçi 65 vjeç dhe Sabrie Liçi 60 vjeç janë asfiksuar, pasi më herët kishte marrë zjarr banesa dy katëshe dhe bombolat e gazit ishin të hapura. Grupi hetimor dyshon se Shyqyri Liçi i ka hapur me qëllim bombolat e gazit dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.

65-vjeçari u ka vendosur zjarrin orendive shtëpiake dhe flakët janë përhapur edhe nga gazi. Shkak i këtij veprimi dyshohet se janë bërë problemet shëndetësore të dy të moshuarve dhe fakti se fëmijët e tyre prej kohësh nuk i kontaktonin. Të moshuarit i kishin 3 fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë. Zjarrin fillimisht e ka parë nipi i të moshuarve, i cili është ngjitur në katin e dytë, por Shyqyri Liçi dhe Sabrie Liçi janë gjetur të vdekur.

Fqinjët e çiftit nga fshati Gjegjan i Elbasanit, tregojnë se janë të shokuar nga ngjarja. Fqinjët pohojnë gjithashtu se gruaja prej dy vitesh ishte e sëmurë, çka përforcon edhe dyshimin e policisë se hapja e gazit brenda në dhomë ka qenë e qëllimshme. Shkak i vdekjes sipas Policisë është tymi që ka dalë nga djegia e orendive shtëpiake, ndërkohë që mjekët nuk kishin mundësi të shpëtonin dy të moshuarit.

Share This Video


Download

  
Report form