Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çështja e pazgjidhur e statusit nxorri sërish në protestë minatorët. Në Korçë, Durrës, Kukës e qytete të tjera ata u mblodhën para prefekturës duke kërkuar zgjidhje, ose në të kundërt kërcënuan se do të përshkallëzojnë qëndrimin në grevë urie.
Minatorët iu rikthyen protestave në kërkim të statusit sipas tyre të mohuar prej vitit 1991.
Me thirrjet ?Duam statusin, duam paratë tona, të gjitha qeveritë na kanë mashtrua", ata u mblodhën para prefekturave në qarqet e njohura për veprimtarinë minerare.
Në Korçë ku numërohen rreth 1500 ish-minatorë, një përfaqësi zhvilloi një takim me prefektin Dhori Spirollari, pas të cilit thanë se do të përshkallëzojnë protestat në grevë urie në rast se kërkesat nuk merren parasysh.
Me të njëjtat kërkesa, protestuan edhe ish-minatorët e Kukësit, Memaliajt, Durrësit e Mirditës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/minatoret-protesta-ne-korce-kukes-e-durres-zgjidhje-statusin-ose-greve-urie