Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në tregun formal në Shqipëri rezultojnë se janë rreth 4.3 mld euro. Guvernatori i BSH, Gent Sejko ka dhënë për herë të parë një shifër konkrete që pas zhvlerësimit të euros, por ende nuk ka të dhëna për eurot në tregun infomral. Sejko bëri më dije se do të vazhdojë ndërhyrja e blerjes së euros deri në stablizimin e plotë të kursit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë të ditur se do të vazhdojë ndërhyrja për stabilizimin e monedhës evropiane.
Në prezantimin e policikës monetare ai është shprehur se në sistemin bankar janë rreth 4.3 mld euro në qarkullim. Por nuk është e matshme sasia e monedhës në tregun informal.
Gent Sejko: Unë mund të jap një shifër në lidhje me eurot që janë në sistemin bankar, i cili është i rregulluar dhe i lincesuar nga ne. Gjendja e eurove në sistemin bankar mund të jetë 4.3 mld euro. Se sa euro janë në treg, këtu përfshihet tregu formal dhe tregu informal dhe ne nuk kemi të dhëna mbi eurot e tregut informal. Ne kemi të dhëna mbi bazën e parasë në qarkullim që është paraja në lekë pasi leku është paraja që ne e prodhojmë si Bankë Qendrore dhe qarkullimin e parasë kombëtare ne e monitorojmë. Për momentin unë nuk kam një shifër të saktë. Në fund të tre mujorit të parë të këtij viti ne raportuam shifrën e blerjeve të valutës.
Guvernatori Gent Sejko tha se do vijoj ndërhyrja për stabilizimin e efekteve të kursit të këmbimit në nivelin e inflacionit, por pa dhënë shifra.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sejko-ne-tregun-financiar-jane-43-mld-euro-skemi-te-dhena-tregun-informal