U faturua për 7 muaj afrofe, BOOM i zgjidh problemin qytetarit

Ora News Emisione 2018-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në redaksinë e emisionit BOOM ka mbërritur një denoncim nga një qytetar, i cili kishte probleme me OSHEE.

Shyqyri Demaj disponon një apartament në zonën e plazhit në Durrës, por ai thotë se është dënuar ekonomikisht me pa të drejtë pasi është faturuar afrofe për 7 muaj. Faturimi i kthyer në debi kap vlerën e 1.5 mln lekëve. Sipas tij, OSHEE Durrës nuk i ka dhënë zgjidhje, por vetëm i ka kërkuar që të paguajë lekët për muajt e faturuar afrofe.

Gazetarja e BOOM iu drejtua Zyrës Qendrore të OSHEE, e cila tha se pas shqyrtimit të rastit zotit Demaj i hiqet afrofeja.

Ardian Kola, Drejtor për Mediat në OSHEE: Pas paraqitjes së çështjes nga ana e redaksisë suaj ne bëmë verifikimet në terren. Abonenti është faturuar afrofe në kushtet kur nuk është lexuar matësi. Flasim për një periudhë përpara 8 viteve. Në momentin që abonenti në dhjetor të 2014 e tutje ka vijuar ti lexohet matësi, OSHEE ka bërë të gjitha saktësimet dhe ai ka një lexim tashmë, janë hequr të gjitha faturimet e padrejta afrofe, duke i lënë vetëm një muaj sic është në rregulloren e ERE. Ai tashmë ka detyrimin për të paguar kosnumin në bazë të leximit, të akumuluar në vite që abonenti ra dakord. Për ti ardhur në ndihmë i kemi dhënë mundësinë që ta shlyejë me këste.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/u-faturua-7-muaj-afrofe-boom-i-zgjidh-problemin-qytetarit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS