Gjykata shpall te pafajshem Tom Doshin

RTV KLAN 2018-07-04

Views 0

Tom Doshi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës për akuzën e kallëzimit të rremë. Deputeti pretendoi se në verën e vitit 2014 ndaj tij ishte organizuar një atentat për eliminimin e tij me urdhër të Ilir Metës.

Për këtë ai ishte vënë në dijeni nga ish-deputeti Mark Frroku, i cili u dënua përfundimisht nga gjykata me 8 muaj burg por që i konvertohet në 1 vit e katër muaj shërbim prove.


Sipas Doshit, Frroku i kishte thënë se eliminimi i tij do të kryhej nga Durim Bami. Për këtë të fundit togat e zeza vendosen 8 muaj heqje, por që i shuhet si dënim për shkak se e ka kryer gjatë kohës së paraburgimit. Për mbrojtësin e Doshit ky ishte vendim i drejtë. Të kundërtën pretendoi avokati i Frrokut.

Sipas Prokurorisë së Tiranës këta tre persona kanë krijuar prova dhe dëshmi të rreme, duke përfshirë në këtë histori edhe të tjerë persona. Ka qenë dëshmia e Bamit dhënë në prokurorinë ka rrëzuar të gjithë këtë pretendim. Ai ka sqaruar se ka qenë deputeti Doshi, i cili ka kërkuar që të gjejë dhe një person të tretë që do bënte porosinë, i cili ishte edhe lidhje e Ilir Metës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form