Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet ambasadorit Amerikan Donald Lu në lidhje me arrestimin e "Eskobarit" të Ballkanit, Klemend Balili. Ai tha se kapja e këtij personazhi në botën e krimit është domosdoshmëri, por nuk është e lehtë.
Rama: Unë e mirëkuptoj shqetësimin që nënvizoi për nuk e di të disatën herë miku ynë ambasadori lidhur me një nga profilet më të larta të krimit të organizuar dhe pa diskutim që arritja në kapjen e këtij personazhi të botës së krimit është një domosdoshmëri dhe do të jetë një sukses i madh. Por mos harrojmë që nuk ishte 40 vjet më parë, vetëm pak vite më parë ky ishte drejtor. Ishte drejtor i lidhur politkisht dhe politikisht i provuar drejtor dhe çuditërisht jo drejtor peshkimi por drejtor transporti. Sot është në kërkim dhe patjetër që në bashkëpunim me partnerët më herët se vonë ai do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë sic tregojnë edhe shembujt e Amerikës apo Italisë kur bëhet fjalë për profile të tilla.
Kryeministri Edi Rama tha se janë mbi 100 raste kriminelësh, të cilët janë liruar nga burgu në sallat e gjykatave.
Rama: Janë mbi 100 raste kriminelësh që janë liruar në sallë nga gjykatësit dhe kanë dalë dhe kanë përsëritur krimin, vrasje përdhunime dhe grabitje me dhunë si tre kategori që nuk mund të marrin pafajësinë në sallën e gjyqit. Jemi të vetëdijshëm se ky poroces nuk ndodh në një hark kohor të shkurtër, por është një proces ku nuk ka kthim prapa.
Policia e ka garantuar duan apo nuk duan ata që e bëjnë këtë diskutim. E ka garantuar që paprekshmëria e individit në Shqipëri nuk ekziston më. Që nga shkeljet e vogla, deri tek më të mëdhajat. Çështja është që sistmi i drejtësisë të garantojë që pandëshkueshmëria mos eksiztojë më.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-jane-mbi-100-raste-ku-kriminelet-jane-liruar-ne-sallen-e-gjyqit