Qeveria nuk terhiqet per teatrin e ri: Nuk cenohet prona publike

RTV KLAN 2018-07-05

Views 0

Teksa jashtë Kuvendit artistët protestonin, debati për Teatrin Kombëtar ndezi seancën plenare. Arsyet e futjes me procedurë të përshpejtuar të projekltigjit mazhoranca i argumentoi me degradimin ndër vite të godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

Mirela Kumbaro: "Teatër të ri duhet të ketë. Ato dy ndërtesa janë të ezauruara nga koha dhe duhen shembur".

Akuzave për tjetërsim të pronës zgjodhi t?u përgjigjet ministri i Finanacave, i cili solli në vëmnedje një procedurë të ngjashme të ndjekur nga demokratët kur ishin në mazhorancë.

Arben Ahmetaj: "Nuk do cënohet sipërfaqe, ndërsa për metrat katrorë do marrim 9 mijë metra katrorë teatër me zero Lekë nga buxheti i shtetit. Dikur ju bëtë një projekt tek piramida. 3 milionë Euro u groposën atje dhe qytetarët nuk përfituan".

Share This Video


Download

  
Report form