Kryetari i Komisionit, Erion Braçe ka replikuar me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, lidhur me çështjen e mbylljes së pikave të lojërave të fatit.
Braçe i ka thënë Ahmetajt, se pikat e lojrave të fatit duhet të mbyllen në fund të vitit 2018, dhe të shkojnë aty ku duhet të jenë.
Braçe: Nuk besoj në fushata që nuk vihen në jetë. Në 1 janar lojërat e fatit dalin nga lagjet, hyjnë atje ku janë caktuar. Nuk kam durim që të dëgjoj akuza politike për lojërat e fatit.
Ahmetaj: Do reflektojmë. Do shohim si do e bëjmë. Po mo po, kryetar.