Deri në 4.3 ballë/6 tërmete të tjera në Shqipëri gjatë natës, epiqendra te Gjiri i Lalzit

Report TV 2018-07-06

Views 0

Gjashtë lëkundje të tjera sizmike janë regjistruar gjatë mbrëmjes së kaluar në Durrës dhe Tiranë, me epiqendër sërish në detin Adriatik, përballë Gjirit të Lalzit. Lëkundja e parë dhe më e fuqishmja ka qenë ajo e orës 00:48 me 4.3 ballë i shkallës rihter, sipas të dhënave të raportuara nga Qendra Europiane e Sizmiologjisë dhe Institutit të Gjeoshkencave. Lëkundja është ndjerë e fortë edhe në Tiranë.

Epiqendra është regjistruar në detin Adriatik, jo shumë larg nga bregdeti i Gjirit të Lalzit, 16 km në veri perëndim të Shijakut dhe 32 kilometra në veriperëndim të Tiranës me një thellësi prej 2 kilometrash.Intensiteti sizmik në zonë ka vijuar edhe gjatë orëve në vijim, ku janë regjistruar edhe 5 tërmete të tjera me manitudë nga 2.1 deri në 3.3 ballë, i fundit i regjistruar në orën 05:28 të mëngjesit të sotëm. Sipas raportimeve paraprake nuk raportohen dëme dhe nuk dihet nëse do të ketë lëkundje të tjera. Zona përreth Gjirit të Lalzit vijon të jetë me intensitet të lartë sizmik prej dy ditësh, ndërsa ka shkaktuar dëme materiale në disa banesa në zonat përreth.

Share This Video


Download

  
Report form