Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fenomeni shqetësues i vjedhjeve në qarkun e Korçës ka prekur edhe infrastrukturën. Një pjesë e aksit nacional Korçë-Ersekë ka mbetur pa ndriçim pasi persona ende të pa identifikuar kanë vjedhur kabllin e rrjetit elektrik. Policia e Korçës thotë se ka nisur hetimet.
Një pjesë e rrugës nacionale Korçë-Ersekë ka mbetur pa ndriçim.
Persona ende të pa identifikuar kanë vjedhur dhjetra metra kabëll elektrik në disa segmente të aksit nacional ku ka përfunduar rikonstruksioni.
Ngjarja e regjistruar gjatë natës është konstatuar mëngjesin e sëpremtes nga punonësit e firmës që po punon në rrugë.
Ende nuk dihet sa persona kanë marrë pjesë në vjedhjen e linjës elektrike që ndriçon rrugën Korçë-Ersekë, ndërsa policia thotë se ka nisur një hetim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korce-erseke-pa-ndricim-hajdutet-vjedhin-gjate-nates-kabllin-elektrik-te-rruges