Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin e dy segmeneve të Unazës së Fierit, të konsideruara si problematike për qarkullimin e mjeteve.
Në segmentin nga Rrethrrotullimi i Patosit deri në zonën pranë ish-QTU Fier, pas punimeve të nënshtresave dhe riparimit të sistemeve të kanalizimeve, është në fazën përfundimtare edhe ndërhyrja për shtrimin e asfaltit.
Ministri Gjiknuri tha se ky segment do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve brenda ditës së dielë të kësaj jave.
?Para dy javësh ne ishim këtu për të shënuar fillimin e punimeve për ndërhyrjen në këtë aks shumë të rëndësishëm por të lënë pas dore për shumë vite. Siç e shikoni, ky segment i unazës tanimë po transformohet plotësisht duke marrë pamjen e një rruge me standardet e duhura. Brenda 24 orësh do të përmbyllet puna për shtrimin e shtresave asfaltike dhe do të hapet qarkullimi për mjetet?, u shpreh Gjiknuri.
Ndërkaq, po vazhdon puna rehabilituese në segmentin tjetër të Unazës së Fierit, nga rrethrrotullimi i Sheqit deri tek rrethrrotullimi i Patosit. Po punohet me intensitet ndërsa parashikohet që brenda një jave edhe ky segment i dytë i Unazës së Fierit të ketë përfunduar dhe të jetë i hapur plotësisht për qarkullimin e mjeteve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrsh-po-rehabiliton-dy-segmente-te-unazes-se-fierit