Ora News - Laç, inertet zënë poshtë dy persona, njëri humb jetën tjetri plagoset

Ora News Lajme 2018-07-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë teksa ishin duke nxjerrë skrap.

Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës në ndërtesën e ish-uzinës së superfosfatit në Laç.

Sipas të dhënave mësohet se një pjesë e ndërtesës u shemb dhe i zuri poshtë kërkuesit e skrapit.

Viktima është Drilon Lamaj, 27 vjeç, kurse i plagosur mbeti Dashamir Hajha, 28 vjeç, që të dy banues në Shullaz të Kurbinit.

Viktima ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t'u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa i plagosuri mësohet se ndodhet në gjenje të rëndë për jetën.

Në momentin e ngjarjës, dy personat po shembnin betonin për të marrë hekurin e godinës, kur kanë rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar menjëherë autombulancën dhe policinë.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë në kohë për 27-vjeçarin Lamaj gjithçka ka qenë e kotë, pasi kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit çka i shkaktuan edhe vdekjen.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e rrathave të plota të kësaj ngjarje të rëndë.

Mësohet se kushtet e vështira ekonomike i kishin detyruar dy të rinjtë që të kërkonin skrap tek ish-Uzina thuajse çdo ditë, duke injoruar rrezikun që ju kanosej.

Në godinën e ish-Uzinës së Laçit çdo ditë ka njerëz në kërkim të skrapit. Aksidente të tilla aty ka patur edhe më parë në këtë zonë.

Në vitin 2013-të një 14-vjeçar humbi jetën teksa po kërkontë për skrap, ndërsa autoritetet vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë për të frenuar këtë fenomen mjaft të rrezikshëm.

Informacion paraprak

Me datë 07.07.2018, rreth orës 13:15, tek ish - Uzina e superfosfatit në Laç - Kurbin, gjatë gërmimeve, janë zënë poshtë nga materiale inerte 2 shtetas të cilët janë dërguar në spital, ku njëri ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shembet-nje-pjese-e-murit-te-ish-uzines-se-superfosfatit-ne-lac-dy-te-plagosur

Share This Video


Download

  
Report form