Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në portin e Durrësit. Në orën 3 e 30 e mëngjesit të sotëm, një anije siriane ?Seascaner? me flamur regjistrimi të Sierra Leones, është larguar pa përfunduar procedurat ligjore dhe është larguar në lundrim në det të hapur. Report Tv ka zbuluar vendodhjen e anijes siriane që është larguar në orët e para të mëngjesit nga porti i Durrësit. Anija ?Seascaner? po lëviz në det të hapur drejt Veriut, në orën 13:00 ndodhej në Dubrovnik, ndërsa rreth orës 21:00 në Rijeka, po në ujërat e Kroacisë.