Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këto janë pamjet që tregojnë gjendjen e shkatërruar të ish-Uzinës së Superfosfatit në Laç ku dy te rinj mbeten viktima teksa përpiqeshin te nxinin bukën e gojës.
I kontaktuar nga Ora News kryetari i Bashksië së Kurbinit ka përsëritur thirrjen për ndihmën e qeverisë për të ndërhyrë pasi godinat e ish-Uzinës nuk janë në administrimin e Bashkisë.
4 persona kanë humbur jetën që nga viti 2004 e deri më sot tek Ish Uzina e superfosfatit në Laç, në kërkim të skrapit.
Kamera e Ora News ishte në vendngjarje për të parë nga afër situatën dhe për të biseduar me banorët e zonës. Bledar Gjoka banor i Shullazit thotë se kjo Uzinë i ka marrë jetën babai dhe vëllai të tij. Apeli i tij i drejtohet autoriteteve që të marrin masa për të shembur godinat, pasi çdo ditë rrezikojnë jetë njerëzish.
Gjoka: Babai im ka vdek këtu edhe vëllai im gjithashtu. I bëj thirrje shtetit ta shembi.
Familjet e dy të rinjeve që humben jetën mesditën e sa shtunës kanë hapur dyert e mortit, pak km vendit të ngjarjes. Të afërm të tyre thonë se kushtet e vështira ekonomike i detyronin të kërkonin skrap në rrënojat e ish-uzinës për të siguruar bukën e gojës.
Por rreziku mbetet ende i larte pasi kjo zonë është kthyer në një vend vetëpunësimi për banorët e zonës, pa marrë parasysh që gërmadhat e Uzinës kërcëjnë jetën e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/germadha-qe-merr-jete-kryetari-i-bashkise-kurbin-qeveria-te-nderhyje-menjehere