Report TV - Tensione te protesta për Teatrin, Maks Velo: Jo luftë siç tha ai palaçua!

Report TV 2018-07-09

Views 1

Edhe pse bashkia e Tiranës arriti një marrëveshje me aktorët e Teatrit Kombëtar për të negociuar për godinën e re, ligji i së cilës kaloi ditën e enjte në parlament, opozita dhe një pjesë e artistëve janë kundër.

Çdo pasdite ata, bashkë me simpatizantë të opozitës protestojnë para Teatrit Kombëtar duke kundërshtuar shembjen. Mbrëmja e sotme nuk ka kaluar pa tensione, pasi në momentin që mori fjalën Maks Velo iu drejtua një tjetër protestuesi me fjalën ?palaço?.

Kemi ardhur të mbrojmë teatrin jo të bëjmë luftë siç tha ai palaçua atje (drejtohen gishtin një prej protestuesve). Ta mbrojmë në mënyrë demokratike.

Maks Velo

Share This Video


Download

  
Report form