Magjistratët, kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve për Report Tv: KLD ti emërojë, s’ka asnjë pengesë

Report TV 2018-07-09

Views 1

Këshilli i lartë i drejtësisë duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të emërojë magjistratët. Është ky apeli i kreut të shoqatës kombëtare të gjyqtarëve, Erjon Bani, i cili në një intervistë për Report Tv sqaron se Kushtetuta ka njohur parimin e vazhdimësisë dhe nuk ka përse ligji të lexohet ndryshe, por thjesht duhet zbatuar.

Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, vendimi numër 34 i vitit 2017, kur u bë objekt konflikti ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nga ana e shoqatave të gjyqtarëve është kundërshtuar fakti që kufizimi i kompetencave të KLD është në tejkalim të Kushtetutës, pra është antikushtetues. Gjykata Kushtetuese ka dy mënyra si e shpall një ligj antikushtetues, ose ta shfuqizojë dispozitën, ose të bëjë interpretim pajtues me Kushtetutën.

Në rastin konkret ka vendosur të bëjë këtë të dytën. E ka theksuar se dispozitat tranzitore të Kushtetutës nuk i kanë deleguar ligjvënësit kompetenca për të kufizuar kompetencat e KLD dhe organeve të tjera të drejtësisë, derisa të ngrihen KLGJ dhe KLP. Këto dispozita duhen zbatuar drejtpërdrejtë. Gjykata Kushtetuese ka thënë se kjo dispozitë që të jetë kushtetues, duhet zbatuar direkt Kushtetuta. Kjo do të thotë se sot KLGJ dhe KLP nuk kanë kompetenca të kufizuara, pra mund të bëjnë emërimet e magjistratëve, mjafton t?i referohen vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të bëjnë të gjitha emërimet në drejtës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS