http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjimnazi ?Sami Frashëri? i është nënshtruar rikonstruksionit, ku janë rinovuar fushat sportive jashtë dhe brenda shkollës, sallat e zhveshjes, dyert e klasave si dhe fushat laboratorët shkencorë.
Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj gjatë inspektimit të shkollës tha se është vetëm çështje kohe që investime të tilla të prekin të gjitha zonat e kryeqytetit.
?Shumica e shkollave të Tiranës tashmë janë rregulluar, duke filluar nga ?Qemal Stafa?, që u ribë nga e para, duke shtuar disa klasa e 4-5 fusha të tilla. Ishte vetëm çështje kohe që edhe te Samiu të vihej dorë. Jemi në një situatë ku Tirana është kthyer në një kantier pune, nga Sheshi ?Skënderbej? deri në fshatin më të largët. Në Tiranë kemi mbi 240 institucione arsimore, shkolla, kopshte, çerdhe, çka do të thotë se na duhet shumë mund dhe staf në terren, por ama kur kemi miq të përbashkët, kur i ndajmë disa përgjegjësi, na jep një kënaqësi shumë të veçantë. Ndaj, dua t?i falenderoj me gjithë zemër për ndihmën dhe bujarinë?
Veliaj ka falenderuar edhe stafin pedagogjik për kontributin në edukimin dhe formimin e të rinjve në kryeqytet.
?Nuk ka një njeri që ta shënon jetën, siç ta shënon një mësues ose një mësuese e mirë, i cili mund të të lërë gjurmë, një kujtim, që të frymëzon, që mund edhe të të kritikojë, por të jep aq shumë dobi në një moment kur t?i mendon se je i pakritikueshëm. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë mësuesit dhe mësueset?