Jul Deda i përgjigjet Gent Zenelajt në 'Rreze Dielli' në Report TV: Nuk e di pse nuk më flet më

Report TV 2018-07-11

Views 0

Julian Deda, aktori i humorit i është përgjigjur në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, deklaratës së Gentian Zenelaj të bërë vetëm pak ditë më parë në emisionin ?Thumb?. Për sa i përket debatit mes tyre dhe faktit që nuk flasin, Juliani shprehet se as ai vetë nuk e di arsyen pse Gentian Zenelaj nuk i flet më.

Deda gjithashtu u shpreh se vetë Genti e ka për detyrim që për shkak të miqësisë së tyre ndër vite, ta takojë dhe tia thotë arsyen e vërtetë.

Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokallli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri ?O me ne , o me ata?. Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë. Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t'u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH.

Julian Deda , aktor

Share This Video


Download

  
Report form