Vettingu, 50% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të korruptuar, priten mbi 350 shkarkime të tjera

Report TV 2018-07-12

Views 4

Në 19 janar të 2018, nën kujdesin e SHBA-BE, nisi zbatimi i ligjit të Vetingut, duke i hapur kësisoj rrugë një prej proceseve më të rëndësishme në historinë e pluralizmit shqiptare, vendimtar për avancimin e vendit në rrugën e integrimit, përmes pastrimit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Organet e Vetingut dhe vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në bashkëpunim me dhjetëra institucione brenda dhe jashtë vendit nisën kontrollin e 794 prokurorëve dhe gjyqtarëve për ligjshmëritë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Në 23 mars të 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, mori vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të parë, konkretisht të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Nga data 23 mars e deri më sot janë verifikuar 22 gjyqtarë dhe prokurorë. Komisioni i Vetingut ka vendosur që të konfirmojë në detyrë 12 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të jenë pjesë e drejtësisë së re. Komisioni ka shkarkuar nga detyra 10 gjyqtarë dhe prokurorë. Ndërkaq, po verifikohen edhe tre subjekte të tjera, por ende organet e Vetingut nuk kanë marrë një vendim për afatin e tyre. Në shqyrtim janë marrë dosjet e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme Kostaq Beluri, gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese Gani Dizdari dhe gjyqtarit në Gjykatën e Lartë Tom Ndreca.

Në total numri i të verifikuarve shkon në 25 prokurorë dhe gjyqtarë, në harkuan kohor 23 mars deri në 11 korrik. Mbeten edhe 769 prokurorë dhe gjyqtarë për t?u verifikuar nga organet e Vetingut, për të tre komponentët e parashikuar në ligj, pasuria, lidhja me krimin dhe aftësitë profesionale. 25 subjektet e verifikuar deri më sot janë pjesë e grupit prioritar prej 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët kanë shprehur ambicien për t?u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë së re. Nga ky grup mbeten për t?u verifikuar edhe 22 subjekte.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS