Aeroporti i Kukësit me koncesion, 6.7 milionë euro investime - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-13

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tenderi për dhënien me koncesion të aeroportit të Kukësit pritet të hapet brenda këtij viti.
Burime nga Ministria e Infrastrukturës bëjnë të ditur se propozimi i bërë nga konsorciumi shqiptar i përbërë nga shoqëria Kastrati si dhe ?T.M.T SISTEM LTD?, një kompani britanike kjo, synon të kryejë një investim fillestar prej 6.7 milion euro.
Investimet konsistojnë në zgjatjen e pistës, e cila në gjendjen aktuale nuk është e përshtatshme për ulje-ngritje të avionëve me kosto të ulët.
Bëhet fjalë për avion me një kapacitet deri në 190 persona.
Parashikohet të ndërtohet gjithashtu edhe terminali i pasagjerëve, pika e furnizimit dhe depozitat me karburant si dhe do zgjerohet sipërfaqja e parkimit të automjeteve.
Bazuar në kapacitetin dhe gjendjen aktuale, aeroporti i Kukësit do të shërbejë për hyrjen e linjave ajrore me kosto të ulët. Analizat tregojnë se ka një shifër jo të vogël të shqiptarëve që zgjedhin aeroportin e Shkupit, Prishtinës apo edhe të Podgoricës, për shkak të tarifave më të leverdisshme.
Ndaj ky trafik pasagjerësh etnik mendohet se do të tërhiqet në Kukës.
Në çdo rast gara që do të zhvillohet parashikon se konsorciumi shqiptar është në avantazh, për shkak të bonusit që mori një ditë më parë nga qeveria. Shqipëria e ka të nevojshme hapjen e aeroporteve të reja, pasi aeroporti Nënë Tereza ofron kosto shumë të larta, çka për rrjedhojë reflektohet në çmime të kripurat të biletave ajrore.
Paralelisht me Kukësin, qeveria po negocion me qeverinë turke, për hapje e një të riu edhe në Vlorë.

Share This Video


Download

  
Report form