Sipas një raporti të botuar nga Këshilli i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO), Shqipëria ka shënuar progres në luftën e saj për të parandaluar korrupsionin. Në raport shkruhet se Shqipëria ia ka dalë që përmbushë plotësisht vetëm katër nga dhjetë pikat e rekomanduara.
Më tej në raport shkruhet se vlerësohet si hap pozitiv ndërtimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe progresin që po shënon reforma në drejtësi.
Raporti i GRECO:
Raporti i botuar nga Këshilli i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) njeh progresin e bërë nga Shqipëria në zbatimin e rekomandimeve të saj për të parandaluar korrupsionin lidhur me parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët, por gjithashtu kërkon një numër përmirësimesh dhe për të përfunduar reformat në pritje.
Në raportin e saj, GRECO arrin në përfundimin se Shqipëria deri më tani ka përmbushur plotësisht katër nga 10 rekomandimet që ka nxjerrë në raportin e saj të vlerësimit në vitin 2014. Të gjashtë rekomandimet e tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht.
GRECO e mirëpret si një hap të rëndësishëm përpara miratimit në Prill të vitit 2018 të Kodit të Sjelljes për Anëtarët e Parlamentit, Kod ky që do të mbulojë çështje të tilla si konfliktet e interesit; aktivitete shtesë; dhurata; dhe kufizimet pas punësimit.
Konfliktet e interesit duhet të deklarohen nga deputetët që në momentin kur evidentohen dhe një procedurë është vendosur për të siguruar që kontaktet e deputetëve me palët e treta gjatë procesit legjislativ të raportohen, regjistrohen dhe bëhen publike.