Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli i ka akorduar presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë Krzysztof Këiatoëski titullin
"Nderi i Qarkut Shkodër". Ajo e priti në zyrë ndërsa bëri të ditur edhe motivacionin e këtij titulli të akorduar.
Kryetarja Bardeli i uroi edhe mirëseardhjen Këiatoëskit i cili shoqërohej edhe nga delegacioni polak.
Nga ana e tij Këiatoëski vlerësoi një qytet me histori e kulturë si Shkodra ndërsa të gjithë u çuditën kur mësuan se rënia e Vllaznisë nga Superliga ka shkuar deri në veshin e tij në mes të Polonisë.
I pranishëm në takim ishte edhe kreu i KLSH të Shqipërisë Bujar Leskaj, një mik i hershëm i një qyteti si Shkodra.
Më pas delegacionet kanë zhvilluar disa vizita në pedonale dhe fototekën kombëtare 'Marubi"