Report TV - Shkrumbohet natën një makinë në Durrës, nuk dihen shkaqet

Report TV 2018-07-13

Views 0

Një makinë është djegur gjatë orëve të para të natës në lagjen Nr. 11 në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka shkaktuar momente paniku tek banorët e zonës pasi mendonin se mos shpërthente serbatori.

Sipas informacioneve të para mjeti tip ?Citroen? me targa AA347OO është në pronësi të një femre me iniciale V.K. me profesion parukiere, e cila nuk njihet të ketë veprimtari të paligjshme.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku edhe ka nisur hetimet për zjarrin, por ende nuk ka një përgjigje nga ekspertët për shkakun e djegies.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 11 rruga ?Kumini? , ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip Citruen, në pronësi të shtetases V. K. 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Share This Video


Download

  
Report form