Ora News - Shtëpi dhe biznes buzë Jonit, Ora News në shtëpitë e norvegjezëve dhe kazakëve në Sarandë

Ora News Lajme 2018-07-13

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Saranda buzë Jonit është qyteti me të cilin janë dashuruar jo vetëm shqiptarët por edhe të huajt.Vite më më parë, ndërsa Shqipëria ishte ende e veshur me mistere në sytë e turistëve, shumë prej tyre krahas bukurive natyrore zbuluan potenciale investimesh që e kthyen vendin e shqiponjave në një parajsë për ta.

Qyteti që ndër vite ka tërhequr më së shumti vëmendjen e të huajve, të cilët sot atje kanë blerë shtëpi e kanë krijuar biznese.

Norvegjezët janë ?komuniteti? më i madh me shtëpi pushimi në Sarandë

Në krye të listës qëndrojnë norvegjezët, të cilët për shkak të numrit të lartë i kanë dhënë emrin edhe një pallati në lagjen numër 4 të qytetit, sikurse edhe një plazhi të vogël aty pranë.

Stig Nyhus dhe Mari Aaboen, janë të ndër të parët që bënë këtë hap. Ata pranuan të hapin për kamerën e Ora News derën e shtëpisë ku përgjithësisht vijnë për të kaluar ditët e nxehta të verës.

Shqipërinë e kanë vizituar si turistë 12 vjet më parë, por zbuluan se Saranda ishte qyteti që i jepte mundësinë edhe një punëtori të thjeshtë të vendit nordik për të pasur një shtëpi buzë detit.

?Nuk ishte e planifikuar! Erdhëm me disa miq. Na pëlqeu qyteti dhe njerëzit. Çmimi normal dhe i volitshëm që i krijonte mundësi për ta blerë edhe një punëtori normal norvegjez?.

Saranda thonë se u jepte mundësinë për tu relaksuar në një qytet që ata e cilësojnë të bukur dhe me klimë të mirë. Madje në kujtesë kanë dhe vitet e para, kohë kur nuk kishte këtë boom turistësh të huaj.

"Ishte mundësia për tu reklasuar ajo që na nxiti krahas mundësisë për ta blerë".

"Në atë kohë nuk kishte kaq shumë turistë, kështu mund të jetoje normalisht, mes shqiptarëve jo si në Spanjë apo vende të tjera që mund të ishin alternativë".

Në të njejtin pallat, ka apartamentin veror prej vitit 2012 edhe familja e Sigbjorn dhe Lillane Lenes.

"Erdhëm me disa miq në vitin 2008, pasi ishim më pushime në Korfuz. Kaluam disa ditë këtu vendosëm se ne duhet të kemi shtëpinë tonë në Sarandë. Dhe prej vitit 2012 kemi tashmë apartamentin tonë në Sarandë".

Në kohën kur ata vendosën të kenë shtëpinë e tyre buzë Jonit, vëmendjen e turistëve në Ballkanin Perëndimor e tërhiqte më së shumti Kroacia, por çmimet e lira ishin arma më e fortë e Sarandës, krahas klimës siç tregon çifti norvegjez.

?Ne kemi udhëtuar në disa vende, Kroaci e të tjera por na përlqeu Saranda.Çmimet ishin shumë të mira dhe kjo ishte arsyeja kryesore".

"Klima, njerëzit, çmimet dhe pozicioni sigurisht".

Norvegjezët e parë që vendosën të kenë një shtëpi në Sarandë, duket se kanë tërhequr dhe bashkëkombësit e tjerë të tyre. Fjalët e mira pasi ktheheshin nga pushimet kanë sjellë rritjen e pushuesve që e shihnin qytetin bregdetar shqiptar si alternativë.

"Fjalët dhe reputacioni i mirë kaluan gojë më gojë. Ata që blenë apartamentet e para u treguan të tjerëve për vendin dhe çmimet e lira, krahas bukurive natyrore dhe klimës. Kështu fjala u përhap dhe më shumë erdhën të blejnë".

329 shtetas t...

Share This Video


Download

  
Report form