Ora News - Sistem i ri pagash për punonjësit e adiministratës publike

Ora News Lajme 2018-07-13

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare pritet të aplikojë një sistem të ri të pagave për adiministratën publike.

Zv/kryeministrja Senida Mesi gjatë ceremonisë së diplomimit të 15 punonjësve të civil, të cilët janë përzgjedhur dhe trajnuar për të ofruar shërbime sipas standarteve evropiane tha se ristrukturimi i pagave do të bëhet në bazë të performancës së punojësve.

Senida Mesi: "Në lidhje me fondet e Bashkimit Europian kemi së shpejti në plan së shpejti dhe përmirësimin e strukturës së pagave me qëllim që kjo strukturë të tregojë jo vetëm meritokracinë, jo vetëm vitet në punë por sigurisht të japë atë element shumë të rëndësishëm të pagës që vlerësohet mbi performancën."

Ndërsa Stephen Stork, shefi i programit për modernizimin e administratës publike ka vlerësuar angazhimin për përmirësimin e shërbimeve pasi sipas tij objektivat e Shqipërisë janë për të ofruar shërbime si ato të Bashkimit Europian.

15 nënpunësit e trajnuar në shkollën franceze të adiminstraës publike në Paris dhe Strasburg janë përzgjedhur nga katër fusha që mbulojnë politikat publike, monitorimin dhe zbatimin e strategjisë, hartimin e legjislacionit, integrimin europian dhe kualifikimin e buxhetit të menaxhimit finaciar.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sistem-i-ri-pagash-punonjesit-e-adiministrates-publike

Share This Video


Download

  
Report form