Kryetari i Shoqatës ?Çamëria?, Dritan Sejko, ka reaguar mbi marrëveshjen e toponimeve të nënshkruar nga Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Në deklaratën e tij, Sejko ka sjellë rastin e një zonje nga Vlora e cila nuk pajisej dot me pasaportë për shkak sepse e kishte vendlindjen në Çamëri.
Ne shqiptarët e Çamërisë i bëjmë thirrje ministrit të jashtëm Ditmir Bushati të reagojë. Ne kërkojmë më ngulm që mijra shqiptarë që kanë lindur në Çamëri, tu kthehet çdo e drejtë në bazë të konventave ndërkombëtare. Nëse shteti shqiptar nuk merr masa që të pajisw sa më shpejt me pasaportë, të moshuarit që kanë lindur në Çamëri, ne nuk mund të presim pafund. Arrogancës dhe indiferencës do ti përgjigjemi me forcë dhe vendosmëri.
Dritan Sejko, kryetar i shoqatës Çamëria