Report Tv - Fier, probleme me furnizimin me energji elektrike, rrjeti në gjendje të amortizuar

Report TV 2018-07-13

Views 1

Në fshatin Ndërmënas në bashkinë Fier, disa familje furnizohen me energji elektrike me një linjë të amortizuar, me shtylla hekuri, të cilat i përkasin viteve para demokracisë. Ndërsa sot në fshat ka shkuar edhe linja 20 kilovolt, në këto familje energjia shkon edne me përcjellsa të amortizuar, ndersa shtyllat janë metalike jashtë kushteve teknike, të cilat shtojnë më shumë rrezikun për jetën ndaj banorëve.

Por, ankesat e tyre shkojnë edhe për uljen e tensionit deri në 120 volt, ku si rezultat ka pasur raste edhe të djegjeve të orendive shtëpiake, pa harruar edhe ndriçimin e ulët. Ankesat kanë qenë të shumta dhe nga banorët e tjerë, të cilët kanë marrë vetëm premtime së shpejti do të zëvendësohet linja elektrike .

Share This Video


Download

  
Report form