Report Tv - Çështja e qeseve plastike, Klosi: Masa të ashpra për abuzuesit

Report TV 2018-07-14

Views 0

Ndërsa vijon në të gjithë vendin, kontrolli dhe fushata e ndërgjegjësimit të ndalimit të prodhimit, importit dhe përdorimit të qeseve plastike, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka vijuar takimet sqaruese dhe konsultuese edhe me prodhuesit dhe ricikluesit e Plastikës në vend. Në zbatim të ligjit për qeset plastike është në proces hartimi, udhëzimi i ministrit për saktësimin e zbatimit të tij për disa elementë: si procesi i biodegradimit, ricilikimit, apo pjesës të qeseve.

Ministri Klosi deklaroi në tryezën e mbajtur me përfaqësuesit të bisnesit të plastikës, se do të jenë pjesë e hartimit të këtij udhëzimi, duke iu kërkuar bashkëpunim për këtë proces.

Nuk do të tolerohet asnjë shmangie nga VKM për ndalimin e përdorimit të qeseve, një nga ndotësit më të mëdhenj në vend. Një vend si Shqipëria me përparësi turizmin- nuk mund të vijojë më, të ndotet nga plastika. Masat ndëshkuese në ligj do të shkojnë nga 1 milion ? deri në 1.5 milionë lekë të reja për kë vijon të hedhë në përdorim këtë produkt.

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Share This Video


Download

  
Report form