Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëntë persona janë arrestuar gjatë kësaj fundjave në Durrës për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pesë shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Kontrollet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore të qytetit të Durrësit për rritjen e sigurisë në rrugë janë finalizuar me 472 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezullimin e 53 lejeve të drejtimit.
Shumë drejtues mjetesh janë këshilluar nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor si mospërdorimi i pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, vendosjen e rripit të sigurimit, mosperdorimin e aparateve celularë gjatë drejtimit të mjetit, respektimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.
Për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe Kodit Penal gjatë fundjavës janë marrë masat si më poshtë vijojnë:
? janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;
? janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
? janë pezulluar 44 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 9 leje drejtimi për drejtues të mjeteve nën ndikimin e alkoolit;
?janë ndëshkuar 67 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit;
? janë ndëshkuar 78 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
? janë ndëshkuar 62 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;
? janë vendosur 472 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rrugorja-aksion-ne-durres-9-drejtues-mjetesh-u-arrestuan-gjate-fundjaves