http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thonë se është një kryeqytet që jeton mes së shkuarës dhe së ardhmes. Është sa modern, sa edhe tradicional. Këtë mendojnë të huajt përpara se të vijnë në Tiranë. Shumë prej tyre kanë dëgjuar të flitet për diktaturën e egër, ndërsa të tjerë për transformonim e këtyre viteve të fundit.
E vërteta është se çdo ditë e më shumë në rrugët kryesore të Tiranës shihen grupe turistësh që kërkojnë ta njohin më shumë këtë qytet.
Jam norvegjez. Mendoja se e kisha një ide si mund të ishte një vend që ka vuajtur në diktaturë, por jeni ndryshe. E shkuara me ka joshur, ndaj edhe sapo mbërrita këtu zgjodha të hyj në Bunkart dhe ta njoh këtë vend pak më mirë. Kam vetëm një ditë që kam ardhur dhe kam caktuar disa vende ku do shkoj. Me kënaqësi, njëlloj si në këtë muze, që më emocionoi.
Jam nga Gjermania. Kam mbërritur këtu me familjen time. Jemi të interesuar për muzetë, galeritë, historinë dhe më pak për qytetin që është tani. Kam dy ditë që kam ardhur këtu, por do të qëndroj edhe ca se dua të vizitoj kalanë dhe shtëpinë e gjetheve.
Grupet e çekëve dhe polakëve vështirë të mos dallohen në pedonalen e kryeqytetit. Ata nxitojnë gjithnjë për të vizituar një tjetër pikë. Kryesisht tërhiqen nga shtëpia e diktatorit, galeria, muzeu, kalaja dhe sheshet kryesore.
Sapo zbritëm nga autobusi. Ne jemi polake. Është hera e parë që vijmë këtu do të ikim më pas në qytete të tjera të Shqipërisë. Duhet të kapim grupin tonë. Nuk e dimë ku do shkojmë. Thjesht, vendosëm të vinin. Na thanë që Tirana duhet njohur.
Ndërsa për ata që jetojnë mes lindjes dhe perëndimit, arkitektura e një qyteti në zhvillim është ajo që I tërheq më shumë.
Unë jam nga Turqia. Jam këtu me një grup nga I njëjti vend. Nuk kemi ardhur posaçërisht për Tiranën, por nuk mund të ndalonim në Shqipëri, pa parë kryeqytetin, pasi thuhet se në metropole është energjia e një vendi. Më pëlqen. E mendoja një qytet më të vjetër, por shoh që ka shumë investime të reja. Sheshi Skënderbej, për shembull ishte i ri, por sahati dhe xhamia e vjetër. Kjo vepër arti pranë galerisë është e re, ndërsa galeria e vjetër. Deri tani na kanë çuar të vizitojmë edhe muzeun. Ishim në Shkodër. Dhe pedonalet këtu janë shumë të bukura. Më pëlqen një rrugë plot hije vetëm për kalimtarë. Më pëlqen kjo rrugë.
Ata që vizitojnë kryeqytetin kthehen tek miqtë. Janë reklamuesit më të mirë për Tiranën që duhet njohur me bunkerët, shtëpinë e spiunëve, kullat ku gëlojnë bizneset, rrugicat plot dyqane dhe galeritë që zbukurohen edhe nga jashtë.