Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Dibër ku një person ka mbetur i plagosur nga hajdutët që kishin hyrë në shtëpinë e tij.
Mësohet se i plagosuri i identifikuar si Arsen Selishta djali i pronarit të shtëpisë Adraman Selishtës është përleshur me grabistësit dhe këta të fundit e kanë qëlluar me tre plumba.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje ku edhe po kryen ekspertizën e nevojshme për të kapur autorët.