Pas Sheshit ?Skënderbej? dhe Pazarit të Ri, Tirana do ketë një tjetër hapësirë pedonale, e cila pritet të shndërrohet në një nga vendet më të frekuentuara jo vetëm për kryeqytetasit, por edhe për turistët e huaj.
Kalaja e vjetër e Tiranës do t?i kthehet qytetarëve të saj si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin artizanisë, kulturës dhe artit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet që po kryhen në brendësi të mureve të Kalasë dhe u shpreh i bindur se ky projekt do të jetë xhevahiri i radhës për Tiranën.
Në qetësi, pa zhurmë, pa bujë, pa histeri, e kemi kthyer ?çarshinë? e Kalasë së vjetër të Tiranës, në një kantier i cili do transformohet në një tjetër hapësirë pedonale, të ngjashme, e ndoshta edhe më të mirë se sa Pazari i Ri.
Erion Veliaj, kryetar bashkie
Ai theksoi se kalaja e rinovuar do jetë gati brenda pak javësh, ndërsa tha se ashtu si Pazari i Ri, edhe kjo hapësirë do krijojë shumë mundësi punësimi dhe të bërit biznes.
Dua t?u bëj thirrje të gjithë sipërmarrjeve, të ngjashme me sipërmarrjet në Pazarin e Ri, që kanë një ?tis? të kulturës, të traditës sonë, qoftë në kulinari, qoftë në artizanat, qoftë në muzikë, qoftë në shërbimet e tjera publike, të fillojnë interesimin dhe besoj se shumë shpejt do të jetë një nga pjesët më të vizituara të Tiranës.
Erion Veliaj, kryetar bashkie