Ora News - Tonight Ilva Tare në Berat, qyteti me më shumë turistë në Shqipëri

Ora News Lajme 2018-07-17

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni Tonight Ilva Tare vizitoi qytetin e Beratit për të treguar atraksionet turistike të këtij qyteti i cili është një nga qytetet që vizitohet nga më shumë turistë në Shqipëri. Një investim i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po rikthen në identitet rrugën me kalldrëm që të çon në kala, një nga pikat kryesore të axhendës turistike të të huajve që vijnë në Shqipëri.

Berati është një nga qytetet me më shumë turistë në Shqipëri dhe për këtë arsye Tonight Ilva Tare shkoi në Berat për të promovuar bukuritë natyrore të qytetit të një mbi një dritareve.

E ftuar në emision, ekspertja e turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Afërdita Tafa, tha se investimet kryen të harmonizuara edhe me potencialin e zonave të tjera me qëllim për të bërë më tërheqëse destinacionet turistike të Shqipërisë.

Drejtori i Kulturës së Beratit, Eugen Kallfani, tha se numri i turistëve në Berat është shtuar ndjeshëm dhe për këtë autoritetet duhet të përgatiten për shkak se nuk mund t'i përballojnë.

Ekspertja e turizmit, Blerina Ago, numëroi disa nga atraksionet turistike të qytetit të Beratit, të cilat sipas saj e bëjnë këtë qytet të preferuar nga turistët.

Rritjen e turistëve e kanë ndjerë edhe sipërmarrësit si Ermir Hidërsha, i cili nuk ishte dhe aq optimist kur hapi bujtinën në Berat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tonight-ilva-tare-ne-berat-qyteti-me-me-shume-turiste-ne-shqiperi

Share This Video


Download

  
Report form