Policia e Shkodrës po zhvillon disa kontrolle pas vrasjes së çiftit Boran Berçana dhe Silvi Ndoci. Gjatë aksionit të fundit, janë gjetur armë e një sasi kanabisi.
Mirjan Ndoj, Marisjen Gjoka, dhe Enduel Bajraktari janë tre shtetasit e ndaluar nga policia. Të rinjve janë arrestuar në një sallë lojrash fati. Atyre iu janë gjetur 3 armë, 1 automatik dhe 2 pistoleta TT.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet Blic për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë
Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa
Arrestohet 3 shtetas në një sallë lojrash euro lloto me armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Më datë 17.07.2018, nga shërbimet operacionale të DVP Shkodër dhe Repartit FNSH Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Enduel Bajraktari, 29 vjeç, banues në Vau i Dejës
Mirjan Ndoj, 27 vjeç, banues në Vau i Dejës ,
Marisjen Gjoka, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës