http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ju referua një raporti të Bankës së Shqipërisë për të vënë theksin tek fenomeni i pastrimit të parave, që sipas saj, po ndodh në ekonomi. Jorida Tabaku tha se janë konstatuar transaksione të dyshimta të kryera në banka, ndërsa është rritur ndjeshëm numri i institucioneve financiare jo bankare, të cilat mbartin riskun e pastrimit të parave.
Jorida Tabaku: Në disa raste thoshte raporti nuk disponohen dokumente që provojnë burimin e fondeve, të cilat mbeten kryesisht në nivele deklaratash për transaksione të kryera nga klientët me para fizike kesh, në llogari individuale dhe tregtare. Më tej raporti thotë se BSH në inspektimet e saj me fokus rastet e pastrimit të parave ka gjetur transaksione të pajustifikuara të kryera në këto banka. Sipas raportit, janë gjetur mangësi në plotësimin e të dhënave të klientëve në biznes në sistem, si dhe klasifikimit të klientëve sipas rrezikut ku konstatohet mangësi në kundërshtim me ligjin e ndalimit të pastrimit të parave. Kryetar duhet urgjentisht qe qeveria të marre masa që kjo që po ndodh me pastrimin e parave me burimet alternative, duhet të ndaloje njëherë e mirë. Kërkoj që BSH të na vendose në dispozicion këtë raport, media thotë është konfidenciale. Kërkoj info nga BSH të na jape informacion për institucionet financiare jo bankare,sipas raportit numri i institucioneve financiare jo bankare është dyfishuar. Janë institucionet të cilat janë jashtë sistemit bankar dhe janë duke u përdorur për pastrim parash.
Nisur nga këto shqetësime, kreu i komisionit Brace tha se guvernatori i Bankës së Shqipërisë do të raportojë për këtë situatë në komision.
Erion Braçe: Raporti nuk është konfidencial, por publik në faqen e BSH. Nëse i referohesh raportit vjetor të BSH ai është publik dhe në faqen zyrtare të BSH dhe më vjen keq që i bërtisni këtij komisioni për punën që duhet të bëni ju. Për ta kuptuar unë, po kërkoni që guvernatori i BSH të jetë këtu, këtë po kërkoni, për çështjen e raportit të mbikëqyrjes? Nëse kërkoni seancë për raportin me guvernatorin të cilin më lejoni që ju i referoni gabimisht, sepse unë e kam lexuar edhe në konkluzione dhe në citime. Po e bëj unë kërkesën në emrin tuaj që guvernatori të raportoj për raportin e mbikëqyrjes.
Prej kohësh opozita e vë theksin tek fenomeni i pastrimit të parave, dhe këtë fakt e lidh kryesisht edhe me koncesionet e dhëna nga qeveria.