Vettingu 'djeg' dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, shkarkohen Tom Ndreca dhe Admir Thanza

Report TV 2018-07-17

Views 4

TIRANE - Ikin dy gjyqtarë nga Gjykata e Lartë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dhënë sot vendimin për dy gjyqtarët Tom Ndreca dhe Admir Thanza. KPK vendosi shkarkimin e tyre nga detyra, pasi hetoi dhe konstatoi se dy gjyqtarët nuk përmbushnin kriteret për të vijuar punën në sistemin e drejtësisë. Me largimin e tyre nga detyra, Gjykatës së Lartë i mungojnë 3 anëtarë pasi gjyqtarja Mirela Fana ka dhënë dorëheqjen që para nisjes së procesit. Ndërsa Edmond Islamaj, anëtar i kësaj gjykate, kaloi me sukses filtrat e Vettingut dhe u rikonfirmua në detyrë.

Gjyqtari i '21 janarit' ngec te pasuria, bleu 4 apartamente në 7 vite
Tom Ndreca nuk ka kaluar kriterin e pasurisë, pasi në 7 vite ka deklaruar blerjen e 4 apartamenteve, për të cilat nuk justifikon burimin e të ardhurave. I njohur si gjyqtari që i dha Lulzim Bashës fitoren në tavolinë për Bashkinë e Tiranës në 2011 dhe për gjykimin e dosjes së "21 Janarit", deklaroi se ka blerë katër shtëpi me kursimet nga pagat. Banesat i deklaron në harkun kohor nga viti 2003 deri në vitin 2010, por sipas KPK, Ndreca nuk justifikon burimin e pasurisë. I dënuar në Itali për vjedhje, Vettingu i "pret kokën" edhe Admir Thanzën
Edhe Admir Thanza është shkarkuar nga KPK seancën e ditës së sotme për fshehje dënimi në Itali për vjedhje dhe deklarim të rremë pasurie. Trupa gjykuese që vlerësoi gjyqtarin e Gjykatës së Lartë përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Gjyqtari nuk ishte i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokati, Theodhori Sollaku.

Në konkluzionet e ILDKP për gjyqtarin Admir Thanza rezultonte se:

1. Deklarimi nuk është i saktë në përputhje me ligjin
2. Nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë
3. Ka kryer fshehje të pasurisë
4. Ka kryer deklarim të rremë
5. Subjekti nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS