Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rrufeja i mori jetën një gruaje e cila po punonte tokën së bashku me bashkëshortin e saj dhe fqinjin. Dy burrat janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:30 minuta të së martës, 17 korrik 2018, në fshatin Sukaj-Dajç të Shkodrës.
Viktimë mbeti Leonika Luka 50 vjeçe, ndërsa u plagos Ndok Vija, 60 vjeç dhe Lazer Luka rreth 50 vjeç.
"Një rrufe ka goditur një traktor në një arë në të cilin ishin 3 shtetas duke punur token me të" informon policia e Shkodrës.
Ndërkohë nuk dihet ende gjendja shëndetësore e dy të plagosurve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rrufeja-godet-ne-dajc-tre-te-lenduar