Negociatat, Hahn: Buxhet shtesë dhe ekspertë, të votohet ligji për magjistratët

Report TV 2018-07-17

Views 0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur ditën e sotme bashkë me antarët e qeverisë, komisionerin evropian për Zgjerim dhe Politikën fqinjësore, Johannes Hahn, vizita e të cilit shënon nisjen e fazës përgatitore të procesit përgatitor për hapjen e negociatave.

Në fjalën e tij Rama ka falënderuar komisionarin Hahn për punën dhe këmbënguljen e tij që Shqipëria të integrohej. Sipas tij, tanimë është në dorën e tyre që të vazhdojnë me përmbushjen e masave të përcaktuara.
Ndërsa Johannes Hahn tha se ky është hapi i parë në nisjen e procesit dhe i kërkoi qeverisë se për procesin e punës përgatitore të negociatave duhen njerëz të kualifikuar dhe burime të mjaftueshme buxhetore për misionin e dërguar në Bruksel.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS