Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Antoneta Sevdarin, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Prokurorja ishte vetë e pranishme në seancë, pa avokat, sikundër edhe në seancën dëgjimore të një dite më parë.
Trupi gjykues përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari.
Vendimi i KPK-së ishte i pritshëm pasi në raportin e hartuar konstatohej se prokurorja Antoneta Sevdari është e rregullt në lidhje me pasurinë.
Sanxhaktari: Kemi kryer kontroll të thelluar në lidhje me gjendjen e pasurisë. Antoneta Sevdari ka pasuri tokë arë e blerë në 2001 dhe një ndërtesë e blerë me të ardhurat e bashkëshortit. Sevdari ka një apartament 122 m2 e blerë me kursimet familjare dhe të ardhurat e bashkëshortit.Të ardhurat e bashkëshortit janë të ligjshme. Nuk ka deklaruar se ka pasuri të fshehura.
Sa i takon vlerësimit të figurës për Sevdarin, Sanxhaktari tha se DSIK ka konstatuar përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës nga prokurorja.
Sanxhaktari: Ne vitin 2015 prokurorja ka kerkuar denimin e shtatasit G.D. Në 2015 eshte hetuar G.D per "refuzim deklarim personash te zgjedhur". Nga veprimet hetimore konstatohet se jane kryer hetimet e duhura. Ne perfundim eshte kerkuar fajesi e te pandehurit dhe 4 muaj burg. Gjykata ka vendosur pushimin e çeshtjes. Konstatohet se Sevdari nuk ka bere ankim.Me vone ka kerkuar rivendosje ne afat, pasi kishte pritur zbardhjen e vendimit. Gjykata ka vendosur rrezimin e kerkeses.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prokurorja-antoneta-sevdari-kalon-me-sukses-vettingun