Ora News - KESH: Të ardhurat nga prodhimi e energjisë 10.9 mld lekë

Ora News Lajme 2018-07-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet intensive të muajve të parë të këtij viti kanë sjellë një rekord të prodhimit të energjisë elektrike. Sipas të dhënave të KESH në 6 muajt e parë të ardhurat si rezultat i prodhimit të energjisë janë rreth 10.9 mld lekë. Ndërkaq në këtë periudhë nuk ka pasur import të energjisë.

Prodhimi i energjisë elektrike në 6 muajt e parë të viti ka arritur nivele rekord. Të dhënat e KESH tregojnë se kompania ka arkëtuar në total 10.9 miliardë lekë. Përmiësimi i situatës ka ardhur si rezultat i reshjeve intensive në pjesën e parë të vitit të cilat rezultojnë shumë herë më të larta se mesatarja disa vjeçare. Prodhimi i kaskadës së Drinit

Në 6-mujorin e parë të këtij viti është rreth 53% më shumë se mesatarja e 15 viteve të fundit.

Por ndërsa eksportet kanë shënuar rritje, importet në gjysmën e parë të këtij viti kanë shkuar në zero.

Të ardhurat rezultojne 57.1 milion euro. Thënë ndryshe, 48.8 Milionë Euro më shumë se viti 2017. Përmirësimi i situatës ekonomike të KESH gjatë 6 mujorit të i të vitit 2018 ka sjellë uljen e detyrimeve ndaj palëve të tretëva. Në këtë periudhë, KESH ka paguar 1,638,340,000 lekë si detyrime tatimore përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin mbi Fitimin, Sigurime Shoqërore e Shëndetësore dhe Taksa e tarifa të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kesh-te-ardhurat-nga-prodhimi-e-energjise-109-mld-leke

Share This Video


Download

  
Report form