Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç këtë të mërkurë nisi vizitën në Shqipërië ku do të takohet me autoritet më të larta të vendit. Në konferencën e përbashkët me presidentitn Meta, u konfirmuan marrëdhëniet e mira mes vendeve. Madje i përkuifizuan si miq të mirë në kohë të vështirë duke iu referuar luftës për pavarësinë e Kroacisë dhe angazhimin edhe të vullnetarëve shqipëtarë.
Në kuadër të fqinjësisë së mirë, Presidentit Meta iu përgjigj gazetaëve edhe për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke thënë se do të angazhohet në mënyrë konstrutive bazuar mbi transparencën.
Ilir Meta: Dua të theksoj angazhimin tim të plotë në respekt të kushtetutës edhe të frymës konstruktive që është shumë e rëndësishme të mbizotërojë në marrëdhënie me të gjithë fqinjët dhe padyshim edhe me Greqinë si një fqinj i veçantë dhe i rëndësishëm. Është e rëndësishme të kuptojmë që ky është një proces i cili duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti edhe në raspekt të kushtetutës dhe të legjislacionit përkatës të çdo vendi. Nga ana ime si president dua tju siguroj që do të bëj gjithcka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrë konstruktive, por gjithmonë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe të transparencës dhe bashkëpunimit si me qeverinë edhe me Kuvendin e Shqipërisë.
Presidenti Meta kërkoi bashkëpunimin e palësve polike për ti dhënë fund bllokimit të insitucioneve të larta të drejtësisë.
Ilri Meta: Sa i takon disa çështjeve që i takon zbatimit të reformës në drejtësi, e cila është një reformë e thellë, madhore dhe komplekse duke shprehur mbështetjen time për ecurinë e kësaj reforme, dua ti siguroj të gjithëve për përmbushjen e detyrimeve ligjore që ka presidenti i Republikës për cështjet e drejtësisë në mënyrë më transparente. Po kështu duhet të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës për të tejkaluar çdo moment të vështirë apo të paparashikuar, i cili mund të verë në vështirësi funksionimin e institucionit të drejtësisë, krijmin e institucioneve të reja aq të domosdoshme që ato të marrin përgjegjësi në një kohë të shpejtë dhe të kenë mbështetje maksimale.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-flet-negociatat-me-greqine-procesi-bazohet-ne-barazine-e-paleve