‘Po mbytej në det’/ Vrojtuesi i plazhit tregon si shpëtoi një turist nga Kosova në Vlorë

Report TV 2018-07-18

Views 0

Pak ditë më parë bashkia e Vlorës ishte e para që vendosi pezullimin e dy plazheve për shkak të mungesës së vrojtuesve, ndërsa masa dha rezultatet e para, pasi tashmë kullat nuk janë bosh, por me vrojtues, të cilët kanë shpëtuar sot një turist.

Ministria e Turizmit njofton se një vrojtues plazhi i ka dhënë ndihmën e parë një personi rreth 40 vjeç, i cili po rrezikonte të mbytej. Pushuesi gjendej në një plazh privat në Lungomare duke u larë, por deti i trazuar i ka vënë në rrezik jetën. Personi është pikasur nga vrojtuesi, i cili i ka shpëtuar jetën dhe ka lajmëruar urgjencën.

?Ndërhyra në kohën e duhur dhe veprova sipas rregullave të një vrojtuesi plazhi. Isha te kulla e vrojtimit mora beywatching shkova me vrap te i rrezikuari. Personi po tundte duart, po mbytej, po tregonte qartë që ishte në rrezik, pasi shkova i zgjata beywatching, e kapi dhe e tërhoqa.

E ngrita aty erdhi dhe shoku, i cili punon me çadrat në plazh erdhi më ndihmoi e kapëm të dy. Pasi e nxorëm nuk ishte në gjendje shumë të mirë, tensionin e kishte shumë të lartë, pulsin gjithashtu, kishte problem me zemrën, të rrahura të forta. Ishte rreth 40 vjeç, kosovar?, thotë Andrea Cenodemaj vrojtuesi i plazhit.

Aktualisht personi është jashtë rreziku për jetën. Në ndihmë të vrojtuesit ka shkuar dhe një punonjës i plazhit. ?Sapo pashë situatën shkova në ndihmë të vrojtuesit të plazhit dhe çdo gjë u vu nën kontroll?, thotë një punonjësi, sipas Ministrisë së Turizmit. Ndërkohë pushuesit vazhdojnë të qetë aktivitetin e tyre ditor.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS