Ora News - Norman: Ka interes për investime britanike, varet nga reforma në drejtësi

Ora News Lajme 2018-07-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një intervistë për Ora News, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Duncan Norman tha se ka kontakte me investitorë britanikë që duan të investojnë në Shqipëri, por janë duke pritur ecurinë e reformës në drejtësi. Norman u shpreh se reforma ka marrë shumë kohë por në fund rëndësi ka produkti

Duncan Norman: Shumë kompani në Britani po presin të shohin se çfarë po ndodh me procesin e reformës në drejtësi dhe nëse e gjykojnë të suksesshme atëherë ata kanë më shumë gjasë për të investuar. Mendoj se çdokush do të binte dakord me mua që në një botë ideale, gjërat do të shkonin më shpejt por kanë marrë kohë për të ndodhur, mbase sepse ajo që dëshirohet të arrihet është e ndërlikuar dhe sfidat janë të mëdha. Ka marrë kohë por gjithsesi këndvështrimi im është se më mirë të merret pak kohë dhe të bëhet saktë se sa të nxitojmë dhe të perfundojme me diçka jo dhe aq te mirë.

Ambasadori Norman përmëndi disa punë të suksesshme të goditjes ndaj krimit por theksoi se tani duhet të fillojë goditja ndaj kriminelëve seriozë.

Duncan Norman: Ka shumë gjëra të mira, ka patur disa suksese të rëndësishme për sa i përket 600 kilogramëve të kokainës që u gjetën dhe ka patur një historik të mirë të arrestimeve, shumë njerëz janë arrestuar. Task Forca që ngriti ministria e Brendshme po funksionon dhe po ndryshon diçka. Pra ka shumë gjëra pozitive. Sigurisht, vështirësia është se një prej gjërave që kërkohet është një hisotrik të hetimeve të suksesshme, arrestimeve dhe ndjekjeve penale të kriminelëve seriozë dhe kjo është gjëja që ende duhet të shohim. Duhet të shohim që këta drejtues të krimit të organizuar të dalin përpara gykatës.

Samiti i Ballkanit Perëndimor i mbajtur në Londër për Duncan Norman ishte pozitiv pasi theksoi mbështetjen politike dhe financiare ndaj vendeve të Ballkanit. Vetë Britani do të dyfishojë fondin për Ballkanin në 80 milionë paund.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/norman-ka-interes-investime-britanike-varet-nga-reforma-ne-drejtesi

Share This Video


Download

  
Report form